Homazhet për 33-vjeçaren Sarah Everard, kritika policisë së Londrës për shpërndarjen e manifestimit
Qytetarë dhe politikanë i kanë kërkuar shpjegime Policisë Metropolitine të Londrës pas aksionit për të shpërndarë me forcë një manifestim ku bëhej thirrje kundër dhunës. Qytetarët i bënë homazhet Sara Everardit, 33-vjeçares së vrarë në fillimin e muajit.
Policia londineze po kritikohet për forcën që përdori në një manifestim paqësor qytetarësh.
Banorë të kryeqytetit britanik u mblodhën të dielën për t’i bërë homazhet 33-vjeçares Sara Everard, pa marrë lejen e autoriteteve.
Policia ndërhyri me pretekstin se duhet të garantonte rendin publik dhe masat antikovid.
Eksponentë të ndryshëm politikë, edhe kryebashkiaku i Londrës, e qortuan aksionin policor pasi disa gra iu nënshtruan arrestimit dhe veprimeve të dhunshme, ndërsa kishin dalë pikërisht me kauzën e mbrojtjes nga dhuna.
Më herët, qindra qytetarë dhe vetë policët ndezën qirinj në kujtim të 33-vjeçares, Sara Everard.
Punonjësja e marketingut u zhduk më 3 mars.
Dyshohet se ajo u rrëmbye dhe u vra gjatë rrugës për në shtëpi.
Dyshohet se krimin e kreu një oficer policie, ndërsa të mërkurën u zbulua edhe trupi i pajetë i 33-vjeçares.
KOHA JONË SONDAZH

