FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hoxhaj: Pa njohjen e Kosovës nga Serbia, Ballkani në status quo

Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj ka thënë se Kosova nuk mund të shihet si e ndarë nga proceset në rajon.

Në këtë kontekst, procesi i zgjerimit të BE-së, duhet të shfrytëzohet për mbylljen e të gjitha temave të hapura në rajon.

“Nëse Serbia nuk e njeh Kosovën, rajoni do vazhdojë të mbetet në status quo”, ka thënë ai në konferencën ndërkombëtare “Globsec Tatra Summit” që po mbahet në Bratisllavë të Sllovakisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për më tepër, Hoxhaj duke përshkruar kontekstin e ri të zvillimeve në Ballkanin Perëndimor, nënvizoi edhe rëndësinë amerikane në të gjitha proceset.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Pa angazimin e SHBA-ve, si dhe kontributin e BE-së, nuk do të ishim në gjendje të kishim progres, i cili bërë deri më tani”, ka thënë Hoxhaj.

Sa i përket zgjerimit të mëtejmë të BE-së, ministri Hoxhaj ka theksuar se BE-ja ka bërë punë të mirë në sundimin e ligjit, etj, por pa zhvillim ekonomik, nuk do të jemi në gjendje të ecim përpara. Megjithatë, sipas tij, duhet të ketë politikë më fleksibile sa i përket zgjerimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?