HRW: Turqi, gjendja e jashtëzakonshme në shërbim të torturave çnjerëzore

Stamboll – Policia turke ka torturuar ose e thënë ka keqtrajtuar të paraburgosurit, menjëherë pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme pas tentativës së grushtit të dështuar të shtetit, e cila ka është përdorur për shfuqizimin e masave mbrojtëse ndaj të ndaluarve, thekson raporti i “Human Rights Watch”, i publikuar dje.

Raporti 43-faqesh, “Dorë e lirë: Pezullimet pas tentativës së grushtit të shtetit në Turqi dhe masat mbrojtëse kundër torturës”, bën një rezume të plotë të privimit të të drejtave themelore të njeriut pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme dhe thekson këto masa kanë ndikuar negativisht në trajtimin e të burgosurve dhe të ndaluarve në rajonet e policisë dhe respektimin e të drejtave të tyre. Në raport janë dhënë detaje të imtësishme për 13 raste të abuzimit të dyshuar, përfshirë dhunën psikologjike, privimin e gjumit, torturat çnjerëzore, abuzimet seksuale dhe kërcënimet me përdhunim në rradhët e të ndaluarve të akuzuar për përfshirjen e tyre në tentativën e grushtit të shtetit të 15 korrikut.

“Duke shfuqizuar masat mbrojtëse kundër torturës, qeveria turke në mënyrë efektive ka dhënë liri të plotë për agjencitë e zbatimit të ligjit që të torturojnë dhe të keqtrajtojnë të ndaluarit sipas dëshirës së tyre”, theksoi Hugh Uilliamson, Drejtori i Human Rights Watch për Evropën dhe Azinë Qendrore. “Rastet e dokumentuara nga ne, tregojnë qartë se disa e kanë bërë një gjë të tillë. Qeveria turke duhet të rivendosë menjëherë këto masa mbrojtëse, të cilat janë tejet të rëndësishme dhe të panegociueshme”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një dispozitë në dekretet e gjendjes së jashtëzakonshme shfajëson zyrtarët e qeverisë nga çdo përgjegjësi për veprimet e ndërmarra në kontekstin e dekreteve të gjendjes së jashtëzakonshme. Dhe vendimi i autoriteteve për të shtyre vizitën e planifikuar në Turqi të raportuesit special të Kombeve të Bashkuara për Torturën ngre dyshime serioze për angazhimin e autoriteteve për parandalimin e turtorave dhe keqtrajtimeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Human Rights Watch intervistoi më shumë se 40 avokatë, aktivistë të drejtave të njeriut, ish-të burgosur, pjesëtarë të personelit mjekësor dhe specialistë të mjekësisë ligjore.

Të paktën 241 policë dhe qytetarë kanë humbur jetën dhe rreth 2 mijë persona të tjera janë plagosur gjatë tentivës së grushtit të shtetit të 15 korrikut për rrëzimin e qeverisë së zgjedhur nga votat e popullit. Human Rights Watch intervistoi disa të plagosur, ndërsa ata bënin rezistencë ndaj tentativës së grushtit të shtetit.

Menjëherë pas tentativës së grushtit të shtetit, qeveria turke shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, një veprim i parashikuar në rrethana të jashtëzakonshme. Qeveria gjithashtu ka të drejtë, dhe madje obligim, për të mbrojtur publikun, hetuar krimet e kryera gjatë tentativës së grushtit të shtetit, përfshirë vrasjen dhe lëndimet trupore dhe të nxjerrë para drejtësisë të gjithë personat përgjegjës për këto akte.

“Megjithatë, gjendja e jashtëzakonshme nuk i jep qeverisë “carte blanche” për të pezulluar të drejtat themelore të njeriut”, thekson në raportin e saj Human Rights Watch. Ndalimi i torturës në të drejtën ndërkombëtare, është një çështje e panegociueshme dhe nuk mund të pezullohet edhe në kohë lufte apo në rastet e emergjencave kombëtare. Ndërkohë dekretet e gjendjes së jashtëzakonshme, kanë shfuqizuar masat mbrojtëse, të cilat janë tejet të rëndësishme për të mbrojtur të burgosurit nga keqtrajtimet dhe torturat.

Dekretet e gjendjes së jashtëzakonshme kanë zgjatur maksimalisht afatin kohor për ndalimin e të dyshuarve në mungesë të një vendimi të gjykatës, nga 4 deri në 30 ditë, dhe të ndaluarve u është mohuar e drejta e tyre për t’u takuar me avokatët deri në pesë ditë, u është hequr e drejta për të zgjedhur vetë avokatin që do t’i përfaqësojë ata dhe e drejta për të zhvilluar biseda konfidenciale me avokatët e tyre.

Në disa raste Human Rights Watch dokumentoi, se zyrtarët e zbatimit të ligjit dhe agjentët kanë shkelur këto të drejta deri në atë masë që tejkalon edhe lirinë veprimit të parashikuar në dekretet e gjendjes së jashtëzakonshme.

“Shefi i policisë që ka ndaloi… nisi të më godasë në fytyrë dhe sy”, theksoi para prokurorit një nga të arrestuarit. “Më rrahën në pjesën e poshtme të këmbëve, më goditën në stomak, pastaj më shtërnguan testikujt e mi duke më thënë se do të më tredhin”. Në dëshminë e tij ai tregoi me detaje për një sërë torturash të ushtruara ndaj tij.

Veprimet dhe sjelljet e policisë, si dhe presioni i autoriteteve kanë dëmtuar rëndë dhe integritetin e ekzaminimeve mjekësore për personat që mbahen në paraburgim dhe arrest dhe shpesh kanë kërkuar që ekzaminimet mjekësore të zhvillohet në ambientet e paraburgimit dhe në prani të oficerëve të policisë, nënvizon raporti i Human Rights Watch. Përveç këtyre, autoritetet u kanë mohuar në mënyrë të përsëritur të paraburgosurve dhe avokatëve e tyre që të kenë akses në raportet mjekësore të të paraburgosurve që mund të ilustronin akuzat për keqtrajtime gjatë arrestimit ose ndalimit, duke e argumetuar këtë veprim me sekretin hetimor.

Zyrtarët e zbatimit të ligjit kanë zbatuar këto dispozita, jo vetëm për ata që akuzohen për përfshirje në tentativën e grushtit të shtetit, por dhe ndaj të burgosurve të akuzuar për lidhje me grupet e armatosura kurde dhe majtiste, të cilët gjithashtu janë privuar nga garancitë e rëndësishme që parandalojnë keqtrajtimet dhe ndjekjet penale të padrejta.

Të gjitha këto kanë ndodhur në kushtet klimës së frikë, në të cilën avokatët, të burgosurit, aktivistët e të drejtave të njeriut, personeli mjekësor, dhe specialistët e mjekësisë ligjore”, thekson Human Rights Watch, janë të shqetësuar se do të ketë një tjetër spastrim në përmasa të madhe të qeverisë dhe mbështetësve të pretenduar të tentativës së grushtit të shtetit. Kjo frikë nuk është e pabazë. Për shembull, autoritetet mbajnë në ambientet e paraburgimit më shumë se 200 juristë të dyshuar për përfshirje në tentativën e grushtit të shtetit, raportojnë Unioni i Shoqatave të Avokatëve të Turqisë

Avokatët, personeli mjekësor, të burgosurit të liruar kohët e fundit, si dhe pjesëtarët e familjeve të të burgosurve, kanë treguar për Human Rights Watch, 13 raste të torturës dhe keqtrajtimit pas tentativës së grushtit të shtetit, tortura të niveleve të ndryshme. Rastet përfshijnë pretendimet për përdorimin e metodave duke filluar që nga ushtrimi i dhunës psikologjike, privimi nga fjetja dhe deri tek torturat nga më të rëndat, abuzimet seksuale dhe kërcënimet për përdhunim. Në një incident, pretendimet e të burgosurve janë të shuma. Human Rights Watch nuk ka bërë publike emrat e të burgosurve dhe të avokatëve për arsye sigurie, sepse ata kanë shprehur shqetësime serioze për pasojat e mundshme në rast të publikimit të emrave të tyre.

Zyrtarët turq të qeverisë, përfshirë Presidentin Rexhep Tajjip Erdoan, deklaruan menjëherë pas tentativës së grushtit të shtetit se toleranca ndaj torturës do të ishte zero. Megjithatë, autoritetet kanë dështuar të përgjigjen në mënyrë adekuate ndaj akuzave të fundit të ushtrimit të torturës, në vend shpeshherë i kanë cilësuar akuzat të njëanshëm dhe kanë akuzuar viktimat si mbështetës të grushtit të shtetit, ose për të bërë propagandë për lëvizjen Gylen, lëvizje e drejtuar nga një ish-aleat i qeverisë, i cili jeton në mërgim të vetëimponuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilin qeveria akuzon si përgjegjës për grushtin e shtetit.

Mehmet Metiner, deputet dhe anëtar i partisë në pushtet, i cili është kryetar i nën-komisionit parlamentar për burgjet, ka deklaruar kohët e fundit se komisioni nuk do të hetojë akuzat për torturim të përkrahësve të dyshuar të lëvizjes Gylen në burgje. Tortura e shumta dhe sistematike kanë qenë një problem i herdhëm në Turqi. Por, raportet e torturës dhe keqtrajtimit në paraburgim tregojnë për një rënie të rasteve nga viti 2002 deri gjashtëmujorin e parë të 2015, pjesërisht për shkak të përpjekjeve për të përmirësuar masat mbrojtëse, përfshirë kufizimin e periudhës së paraburgimit, procedurat e ashpra për ndalimin dhe marrjen në pyetje të të paraburgosurve, të drejtën për t’u përfaqësuar nga një avokat ligjor gjatë periudhës së ndalimit dhe ekzaminimet e detyrueshme dhe të rregullta mjekësore të të burgosurve.

“Tortura është si një sëmundje ngjitëse, nëse ajo shfaqet në një rast të vetëm, ajo përhapët shumë shpejt: është e dhimbshme të shohësh një regres të dukshëm në këtë drejtim”, deklaroi për Human Rights Watch një avokat arrestuar pas tentativës së grushtit të shtetit, sëbashku me njerëzit që ai besonte ishte torturuar.

“Do të ishte tragjike nëse dy dekretet e gjendjes së jashtëzakonshme, përfundojnë me miratimin e progresit që Turqia ka bërë kundër përdorimit të dhunës dhe torturave në burgje”, theksoi Uilliamson. “Autoritetet duhet të shfuqizojë menjëherë këto dispozita të dëmshme dhe të hetojnë akuzat bindëse të përdorimit të torturës dhe keqtrajtimit në paraburgim dhe në çdo vend tjetër të paraburgimit”.

hrw.org

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?