“Huffington Post” për krimet e kryera në Ballkan: Nuk mjafton të dënohet vetëm Ratko Mlladiç
Bota E Hënë, 3 Maj 2021 02:30
Sipas një shkrimi të Hafington Post nuk mjafton që të dënohet vetëm gjenerali serb Ratko Mlladic për krimet e kryera në Ballkan gjatë kohës së luftës. Por nën hetim duhet të jenë të gjithë ata që kanë kryer krime lufte pavarësisht nëse vijnë nga rradhët e fituesve apo të humburve.
Ratko Mlladic. Emri i këtij gjenerali serb është përmendur në mënyrë të përsëritur në televizionet dhe gazetat ndërkombëtare në periudhën 1995 – 1999 që kanë qenë dhe vitet më të tmerrshme të ‘900-ës – ato të luftërave jugosllave. Kështu nis shkrimi i gjatë i Hufington Post i cili pretendon se nuk është e mjaftueshme që të dënohet vetëm ai për krimet e kryera në Ballkan. Vrasësi i Srebrenicës i kapur nga policia serbe në 26 maj 2011 është ende nën proces gjyqësor në gjykatën ndërkombëtare të Hagës i akuzuar për genocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Gjatë luftërave që kanë përgjakur ish Jugosllavinë, një vend në shpërbërjen e tij totale pas vdekjes së Titos dhe përfundimit të luftës së ftohtë, Mlladic gjithnjë është konsideruar si krahu i djathtë i presidentit Slobodan Milosevic, i cili ndërroi jetë në vitin 2006. Masakra më e ashpëor për të cilën akuzohet është ajo e 1995-ës ndaj popullsisë së Srebrenicës, një qytezë në Bosnje Hercegovinë, ku me ndihmën edhe të trupave paraushtarake të drejtuara nga Arkan, u vranë më shumë se 8 mijë persona, muslimanë dhe civilë të pambrojtur.
Pamjet e varreve masive me mijëra civilë të masakruar bën xhiron e botës dhe mbeten ende sot një ikonë simbolike për ata që luftojnë kundër krimeve të luftës. Ato varre masive pasqyronin në mënyrë të përsosur kampet naziste të shfarosjes, të dyja të lidhura nga tmerri që shkaktonin për këdo që i shihte. Vijon në këtë mënyrë procesi kundër atij i cili që nga fillimi konsiderohet si ideatori dhe ekzekutuesi i masakrës, gjenerali Ratko, i cili shihet gjithnjë në fotografi me kapelen e tij të madhe ushtarake të rrethuar me ngjyrat e flamurit serb.
Ai që dha me krenari lajmin për arrestimin e tij ishte presidenti i atëhershëm serb Boris Tadic, i cili me dorëzimin tek autoritetet ndërkombëtare të përbindëshit të Srebrenicës uronte që Serbisë ti jepej anëtarësimi në Bashkimin Europian. Deri më soj janë dënuar, gjithnujë nga gjykata ndërkombëtare e Hagës për krimet në Ish-Jugosllavi, gjeneralët Radislav Kërstic e Zdravko Tolimir, ky i fundit ndërri jetë në muajin shkurt. Ndërs anë muajin mars u dënua me 40 vjet burg ish kryeministri serbo – boshnjak Radovan Karadzic. Mlladic është ende nën proces dhe rerzikon burgim të përjetshëm.
Por përtej faktit nëse Haga do të kthehet në Nurembergun e krimeve serbe të luftës, a do të mjaftojë puna e gjykatës penale ndërkombëtare për të mbyllur përfundimisht llogaritë me historinë për atë që ka ndodhur në Ballkan në fund të shekullit të kaluar? – shtron pyetje Hafington Post. Nuk ka pasur vetëm krime të kryera nga serbët, vijon më tej shkrimi. Nuk duhet harruar se ka pasur dhe episode të shumta nga kosovarët e UCK-së kundër popullsisë civile të pranishme në Kosovë, një shtet I pavarur tashmë I njohur jo nga të gjithë, por nga pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar.
Por deri tani nuk ka pasur asnjë fajtor. Asnjë ushtar apo politikan kosovar nukka përfunduar në burg. Edhe Hashim Thaci, atëherë lideri i UCK-së e tashmë president i Kosovës u akuzua nga një raport i këshillit të europëls për tortura dhe dhunim të të drejtave të njeriut kundër civilëve serbë. Dhe megjithatë, për këtë temë nuk është folur më, dhe as nuk është hetuar më. Ashtu si nuk është kërkuar më dhe e vërteta për cështjen e kaskave blu të OKB-së me shtetësi holandeze të cilët nuk bënë asgjë për të mbrojtur popullsinë e Srebrenicës, gjë që e kishin për detyrë.
Statuti i gjykatës penale ndërkombëtare, artikulli 8, citon tekstualisht: “Gjyakata ka kompetencën të gjykojë për krimet e luftës, në mënyrë të vecantë ato që janë kryer si një plan apo projekt politik, apo si pjesë e një serie krimesh analoge të kryera në shkallë të gjerë.”
Vetëm duke lexuar këtë kuptohet qartë se do të meritonin një proces gjyqësor të gjithë ata që kanë kryer krime të tmerrshme dhe kanë përhapur terror në cdo konflikt, pa bërë dallime për fitimtarët dhe të humburit. Megjithatë për atë që ka ndodhur në Ballkan asnjë nuk ka mbajtur shënime, në kompleks, për gjithcka të tmerrshme që ka ndodhur. Për momentin pritet vendimi përfundimtar për Mlladic pa humbur shpresën që të hidhet dritë përfundimisht për krimet e kryera në nujë nga luftërat më të këqija civile, të historisë bashkëkohore.
KOHA JONË SONDAZH

