Humbi 45 kg për 72 ditë, Inciarte: Hëngra miqtë e mi të vdekur për të mbijetuar (FOTO)

Jose Luis ‘Coche’ Inciarte është gjallë. Në moshën 24-vjeçare, ai duroi 72 ditë në Ande pas një aksidenti me avion. 27 persona që i shpëtuan vdekjes, u përpoqën që të mbijetojnë në një vend të izoluar, pasi operacioni i kërkim-shpëtimit u pezullua. ”Po shkonim në Santiago të Kilit, kur pati turbulenca të forta dhe ndjeva aeroplanin që po zbriste me shpejtësi drejt malit. Dëgjova një zhurmë të fortë, ndërkohë që kisha futur kokën mes këmbëve dhe kisha mbyllur sytë, i bindur se do të vdisja në moshën 24-vjeçare. Ndjeva erën e ftohtë dhe dëborën, ndërkohë që aeroplani po rrëshqiste në mal”,-thotë 73-vjeçari në librin e tij.

Të kaloje natën në dëborë nuk ishte aspak e lehtë. ”U mblodhëm pranë njëri-tjetrit dhe u munduam të mos flinim. Kontakti fizik na mbajti gjallë. Në mëngjes, ngritëm një mur me valixhe që të na mbronte nga i ftohti. Nisëm të raciononim ushqimin në pritje të ndihmës, por, pas 10 ditësh, dëgjuam në radio lajmin e tmerrshëm që operacioni i kërkim-shpëtimit ishte pezulluar”, kujton Jose.

Të mbijetuarit nisën të mendonin të pamendueshmen, të hanin mishin e ngrirë të miqve që kishin vdekur. ”Na kishte mbaruar ushqimi dhe nisëm të diskutonim gjerë e gjatë se çfarë do të bënim për të ngrënë. Vendosëm që të hanim mish njeriu, por nuk është kaq e lehtë. Mendja duhet ta detyrojë trupin ta bësh këtë gjë. Mua nuk më hapej goja dhe mezi e çoja poshtë. Haja minimumin e mundshëm pasi më vinte neveri nga vetja. Por, në fund, triumfoi instinkti i mbijetesës”, shprehet Jose Luis ‘Coche’ Inciarte.

Swiss Digital Desktop Reklama

I mbijetuari thotë se humbi 45 kg gjatë 72 ditëve në Ande. ”Dy shokë vendosën të kalonin malin në këmbë dhe të kërkonin ndihmë në Kili. E kaluan pas 10 ditësh, ishte një mrekulli. Në 22 dhjetor dëgjuam helikopterët dhe zhurma e tyre është gjëja më e bukur që kam dëgjuar në jetë. Në atë mal unë kam parë më të mirën e shpirtit njerëzor, si luftuam për njëri-tjetrin në rrethana aspak të favorshme. Aty mësova se të japësh është çelësi i lumturisë. Edhe pse nuk kishim gjë në mes të dëborës, dhamë gjithçka për njëri-tjetrin dhe jam krenar për këtë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?