Hungari, partia e Orban braktis Partinë Popullore Europiane

Partia Fidesz e kryeministrit hungarez Victor Orban do të braktisë grupin parlamentar të Partisë Popullore Europiane, PPE.

Vendimi është mare dhe shpërndarë në rrjetet sociale nga numri 2 i partisë, Katalin Novak, pas vendimit të PPE që ndryshon rregulloren e saj të brendshme, që mundëson dëbimin e një partie pas një votimi me shumicë të thjeshtë, dhe jo të cilësuar si më parë.

Orban dhe partia e tij ndoshta ka nuhatur se ky ishte hapi i parë i dëbimit formal të Fidesz nga PPE, ku tani bën pjesë si anëtar pa votë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Orban akuzohet tashmë nga pjesa më e madhe e faktorit politik europian për ato që cilësohen si kufizime të patolerueshme të lirisë së shprehjes, pavarësisë së gjyqësorit, ashtu si dhe skandale korruptive.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?