FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hungaria thërret ambasadorin rus për kritikat ndaj kryengritjes më 1956

Hungaria e ka thirrur ambasadorin rus pas deklaratave kritike në mediat shtetërore ruse për kryengritjen anti-sovjetike në vitin 1956.

“Do ta bëjmë shumë të qartë se nuk do të tolerojmë asnjeri që të bëjë deklarata denigruese për kryengritjen e vitit 1956 dhe heronjtë e tij”, tha, të martën, ministria e jashtme hungareze.

Televizioni shtetëror rus e ka përshkruar kryengritjen si një “trazirë” gjatë së cilës, sic thuhet, “mijëra ish-nacistë janë liruar nga burgjet”. Televizioni rus gjithashtu sugjeroi se perëndimi e kishte orkestruar kryengritjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hungaria ka shënuar 60 vjetorin e kryengritjes me një ceremoni të madhe shtetërore më 23 Tetor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Trupat sovjetike brutalisht shtypën kryengritjen anti komuniste në vitin 1956, gjatë se cilës 2.500 hungarezë dhe 700 trupa sovjetike u vranë dhe që nxiti largimin e mbi 200 mijë hungarezëve nga vendi i tyre. /REL/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?