I akuzuari vret dëshmitaren, përdhunon minorenen

35-vjeçari Jose Ledesma, i akuzuar për vjedhje të identitetit të Carmen Ramirez, një dentiste në Florida të SHBA-së dhe i një personi tjetër për t’i vjedhur kartat e kreditit, organizoi vrasjen e dentistes që e kishte denoncuar.

Ajo u vra me armë në mes të ditës para klinikës së saj dhe nuk arriti të dëshmonte kundër tij. Ledesma, i cili ishte liruar me kusht në pritje të gjyqit për vjedhje identiteti dhe mohon vrasjen e dentistes çka u krye në fakt nga vëllai i tij Hector dhe një tjetër bashkëpunëtor, Ralph Benjamin, të cilët janë arrestuar.

Disa javë pas vrasjes, policia thotë se Jose Ledesma përdhunoi e la shtatzënë një 15-vjeçare teksa ishte në liri me kusht. Ai u arrestua më 14 janar për sulmin seksual ndërsa policia ende po punon për të provuar se Ledesma ishte porositësi i vrasjes së Ramirez.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?