I dënuari me burg të përjetshëm tha se po parashikonte takimin me “Zotin” pak para se të ekzekutohej

Nicholas Todd Sutton iu dha dënimi  me vdekje pas vrasjes së të burgosurit Carl Estep në 1985.

58-vjeçari dje ka ngrënë ushqimin e tij të fundit. Ai kur ishte 18 vjeç mbyti gjyshen e tij, përdhunoi një fëmijë dhe vrau dy meshkuj në 1979 shkruan International Businesses  Times.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vrasësi vendosi të vdiste  në një karrige elektrike dhe jo me injeksione. Ai u burgos në vitin 1985 pasi shkaktoi vdekjen e një fëmije.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sutton u ekzekutua në Institutin e Sigurisë  në Nashville dhe u deklarua i vdekur në 19:30.

U raportua se kur e pyetën se cilat ishin fjalët e tij, i burgosuri 58-vjeçar në momentet e fundit të vdekjes falënderoi familjen e tij që u mundua aq shumë për t’i “shpëtuar” jetën.

Ai gjithashtu foli për parajsën, besimin  dhe mirënjohjen e tij ndaj “Zotit”.

Sutton tha para ekzekutimit të tij se ai po parashikonte momentin se kur do të ishte pranë  Zotit.

Zyrtarët zbuluan se Sutton kishte kërkuar nga familja e tij që të mos e vizitonin në burg gjatë ditëve të fundit. Media konfirmoi se të afërmit dhe të dashurit e Sutton nuk u panë askund gjatë ekzekutimit të tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?