FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

I mbijeton tumorit, por vret veten sepse ngacmohet nga shokët

Në moshën tre vjeçare ajo kishte luftuar dhe kishte fituar ndaj një tumori. Por sëmundja i kishte lënë një defekt të vogël në fytyrë, e cila gjatë viteve në shkollë i kishte shkaktuar shumë tallje nga shokët.

Kështu Bethany Thompson, 11 vjeçarja nga Ohio, nuk ka arritur ti mbijetojë fyerjeve duke vrarë veten.

‘Vajza ime u ndje e humbur’, ka treguar nëna e Bethany, Wendy Feucht. ‘Vrau veten sepse të gjithë talleshin me të’, është akuza që lëshon babai i 11 vjeçares, Paul Thompson.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bethany i kishte treguar shoqes së saj të ngushtë, teksa ktheheshin nga shkolla, që donte të vriste veten, por vajza kishte menduar se ishte thjesht një shfryrje nga ana e Bethany. Por mesa duket qëllimi i vajzës nga Ohio ishte i qartë, pasi ka arritur në shtëpi vajza ka vrarë veten me pistoletë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?