I shpëtuan skllavërimit seksual të ISIS, 2 gra Yazidi fitojnë çmimin e lirisë

Dy gra të komunitetit Yazidi që i shpëtuan  skllavërimit seksuale nga të ashtuquajtur Shtet Islamik në Irak kanë fituar çmimin më të lartë në Evropë, atë të të drejtave të njeriut, çmimin Sakharov.

Nadia Murad Basee dhe Lamiya Aji Bashar ishin në mesin e mijëra vajzave dhe grave Yazidi të rrëmbyer nga militantët e ISIS në vitin 2014, duke iu nënshtruar skllavërisë seksuale.

Çmimi “Liria e mendimit” jepet çdo vit në kujtim të Andrei Sakharov, një shkencëtar sovjetik dhe disident.

Swiss Digital Desktop Reklama

Guy Verhofstadt, i cili drejton grupin liberal ALDE në Parlamentin Evropian, i përshkroi fituesit si “gratë frymëzuese që kanë treguar trimëri të pabesueshme dhe njerëzimi në fytyrën e brutalitetit të neveritshëm”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Jam krenar që morën Çmimin Saharov 2016,” shtoi ai.

Dhjetëra mijëra Yazidi u detyruan të lënë shtëpitë e tyre, pasi luftëtarët e ISIS  morën qytetin verior të Irakut, Sinjar në gusht 2014.

Mijëra gra dhe vajza janë trajtuar si “plaçkë të luftës” dhe u shitën  haptazi në tregjet e skllevërve për militantët. Ata u ndanë nga burrat dhe djemtë, shumë prej të cilëve u vranë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?