Identifikohet viktima që u vetëdogj dje para shtëpisë së Presidentit

Burri që i vuri flakën vetes pranë Shtëpisë së Bardhë të mërkurën, ka ndërruar jetë në spital pasi vuajti djegie në 85% të trupit.

Viktima është identifikuar si Arnav Gupta, 33 vjec, me origjinë nga Bethesda, Maryland.

Nuk dihen ende motivet që e cuan në veprimin që do ti sillte vdekjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ishte shpallur i humbur nga familja e tij rreth orës 9:20 të mëngjesit. Tre orë më vonë, ai u filmua duke i vënë flakën vetes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dje, Policia e Presidentit dhe Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara mbërritën në vendngjarje dhe e nisën me urgjencë në spital.

Incidenti ndodhi vetëm disa orë pasi këshilltari special Robert Mueller tha se akuzimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump për ndonjë krim, nuk ka ekzistuar si mundësi, bazuar në rregulloren e Departamentit amerikan të Drejtësisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?