“Incidenti kimik”, evakuohet aeroporti, 27 persona morën mjekim

Dy persona janë dërguar në spital dhe dhjetra të tjerë janë  trajtuara në “London City Airport”, pas raporteve të një “incident kimik”.

Aeroporti u evakuua në mënyrë dramatike këtë pasdite pas një “incident kimik ‘, ndërkohë që kryeqyteti mbetet në gatishmëri.

Shërbimi i Ambulancës në Londër tha se 27 vetë u trajtuan në vendin e ngjarjes, të cilët kishin vështirësi  në frymëmarrje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qindra pasagjerë dhe stafi u urdhëruan të largohen nga terminali.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një zëdhënës i aeroportit tha se aeroporti u rihap përsëri: “Në falenderojmë qytetarët për durimin e tyre. Aksesi në terminal do të shtyhet dhe në mbrëmje pritet ndërpreja e fluturimeve”

Nuk dihet ende sa kohë do të duhet për të filluar normalisht puna në terminal.

Deri tani nuk është gjetur asnjë gjurmë të lëndëve kimikate.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?