FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Indi, rikthehet testi i shtatzënisë, i ndaluar për shumë vite

Ministri indian i ka propozuar qeverisë futjen e testeve të detyrueshme për të përcaktuar gjininë e fëmijës. Kjo masë vjen si përpjekje për t’iu kundërvënë nivele shqetësuese të vrasjes së fetusit femëror.

Testet janë zyrtarisht të paligjshme në Indi për të ndaluar abortin e nënave që mbartin fetus femër. Maneka Gandi tha se një strategji më efektive do të jetë regjistrimi i seksit të fetusit në fillim të shtatzënisë dhe pastaj të monitorohet progresi i saj.

“Mendimi im personal është për një ndryshim në politikën e sotme”,- ka thënë Gandi në qytetin e Jaipur. “Kur një grua bëhet shtatzënë duhet të regjistrohet dhe në këtë mënyrë ajo do të jetë në gjendje për të monitoruar deri në fund nëse ajo lind foshnje me seks mashkull apo femër”. Prindërit dhe mjekët mund të burgosen deri në pesë vjet për kryerjen e një testi para lindjes, por ata janë ende duke menduar se duhet të bëhet për të parandaluar vrasjen e foshnjave femra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri Narendra Modi bëri apel për të ndaluar vrasjen e vajzave të pa-lindura, duke paralajmëruar se mosbalancimi gjinor do të ketë pasoja serioze.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një studim i 2011, në revistën mjekësore britanike “The Lancet” gjeti se deri në 12 milionë shtatzëni me fetus femëror u ndërprenë në tri dekadat e fundit. India kishte 940 gra për çdo 1.000 meshkuj, sipas regjistrimit të fundit zyrtar të publikuar në vitin 2011, nga 933 në vitin 2001 në një trend që disa aktivistë thonë se mbron politikën aktuale të ndalimit të testeve të seksit.

Channel News Asia/Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?