Infermierja thirrje qytetarëve: Pacientët po vdesin si mizat (VIDEO)
Në këtë kohë të pandemisë së Covid-19, historitë dhe ngjarjet janë të ndryshme. Thirrje e një infermierje nga Kalifornia ka përlotur botën. Në një video që është bërë virale në rrjetet sociale, Gayana Chuklansev, u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm ndaj Covid-19.
Nga ana tjetër, ajo thotë se spitalet janë mbushur plot dhe se nuk ka më ilaçe dhe ventilator për t’u kujdesur për pacientët e infektuar me sëmundjen vdekjeprurëse.
Videoja ku infermierja shfaqet me lot në sy, është parë 1.3 milionë herë që nga e hëna, e kësaj jave. “Nuk di si ta them ndryshe por po ju lutem që të ndaloni së qeni të pakujdesshëm. Ne nuk kemi ventilator për pacientët. Nuk kemi ilaçe qetësuese. Pacientët po vdesin si mizat. Ne jemi plot. Jemi në kapacitet maksimal. Nuk kemi burime. Nuk kemi staf. Mjekët tanë nuk mund të intubojnë më sepse kanë nga 40 pacientë secili”, tha infermierja.
@ohitsgayanaSOS ##covid ##icunurse ##icu ##covid19 ##nursing ##nursingstudent ##nursetok ##medicaltok ##YearOnTikTok ##HelloWinter ##DontDropTheOhYeah ##fyp♬ original sound – Gayana Chuklansev
KOHA JONË SONDAZH

