Instituti Italian i Shëndetësisë: Nga gripi i zakonshëm vdesin 8-12 mijë persona në vit

Instituti Italian i Shëndetësisë u është përgjigjur sot zyrtarisht komenteve në media lidhur me vdekshmërinë nga viruset e zakonshme gripale.

Sipas IIS në Itali, nga gripet sezonale në një vit llogaritet se humbasin jetën 8 deri në 12 mijë persona.

Antonino Bella, drejtor i Departamentit të Sëmundjeve Infektive në IIS thotë se të dhëna reale nuk mund të ketë, pasi në moshat e treta pasojat e gripit ndikojnë në sëmundjet e zemrës, mushkrive, etj. Për pasojë, këto vdekje nuk klasifikohen si nga gripi dhe nuk bëhen analiza për viruset.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?