Integrimi i Ballkanit Perëndimor, Hahn përgatitet për të paraqitur raportin final

Të mërkurën e 29 Majit Komiteti i Politikës së Jashtme të Parlamentit Europian do të paraqesë raportet e përparimit në vendet e Ballkanit Perëndimor përmes komisionerit Evropian për Zgjerimin Johannes Hahn.

Siç njoftohet në faqen e internetit të PE, mbledhja e komisionit në Bruksel fillon në orën 11.00.

Duke iu referuar burimeve diplomatike, televizioni rajonal N1 njoftoi sot se Hahn do të paraqesë opinionin e Komisionit Evropian mbi statusin e kandidatit të BE në atë takim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hahn më herët njoftoi se Komisioni Evropian më 29 maj pritet të rekomandojë hapjen e negociatave për anëtarësim të plotë me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në parim,  ishte planifikuar që Këshilli i Ministrave të KE vendimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit me këto vende do ta marrë në qershor, por debati mund të shtyhet për një takim ministror në korrik, në fillim të presidencës finlandeze të BE-së, për shkak se disa vende kërkojnë aprovimin e parlamenteve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?