Interneti armik i mafias

Marc Feren Claude Biart u zbulua pasi nuk kishte fshehur tatuazhet e tij të veçanta në pamje. Një mafioz në arrati është kapur së fundmi në ishujt e Karaibeve pasi shfaqej në disa video gatimi të publikuara në YouTube ku fshihte fytyrën por jo tatuazhet e tij personale. 53-vjeçari Marc Feren Claude Biart, kishte nisur një jetë të re të qetë në Boca Chica, në republikën Domenikane, me një komunitet italianësh që e konsideronin atë “të huaj”, tha sot policia vendase në deklaratën e saj.

Në pamjet e YouTube ai shpaloste aftësitë e gatimit sipas kuzhinës italiane. Videot nuk e tregonin kurrë fytyrën e tij por tatuazhet në trup e tradhtuan, thanë autoritetet. Biart ishte në arrati prej 2014, kur prokuroria italiane dha urdhrin për arrestimin e tij për trafik kokaine në Holandë për llogari të klanit mafioz Cacciola, pjesë e organizatës kriminale Ndrangheta.

Pelle akuzohet për vrasjen e Giovanni Nirta, kreu i klanit rival i mbijetoi sulmit, në të cilin u vra bashkëshortja e tij Maria Strangio. Katër njerëz të tjerë u plagosën në atentat. Në 2019, policia arrestoi një mafioz të organziatës Camorra, Marco Di Lauro, në apartamentin e tij në periferi të Napolit. Di Lauro, në arrati prej 14, ishte përfshirë në një konflikt vrasës me klanin rival Camorra në mesin e viteve 2000.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndrangheta me bazë në Kalabri, ‘në majën e çizmes’ së hartës së Italisë, konsiderohet si një nga sindikatat më të rrezikshme të krimit dhe kontrollon shumicën e kokainës që hyn në Evropë. Ajo ka zgjeruar kontrollin e saj dekadat e fundit duke tejkaluar edhe mafian siçiliane Cosa Nostra.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?