FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Irani do të blejë mbi 100 avionë nga Airbus

Zyrtarët iranianë kanë bërë të ditur se Teherani planifikon të blejë 114 aeroplanë nga prodhuesi evropian Airbus deri në muajin mars.

Republika Islamike është duke dalë nga izolimi ndërkombëtar, pas lehtësimit të sanksioneve kundër saj.

Sanksionet janë lehtësuar në bazë të një marrëveshjeje ndërkombëtare, e cila ka kërkuar fillimisht nga Irani të frenojë aktivitetin e tij bërthamor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Iranit mund t’i duhen 500 avionë të rinj gjatë tre vjetëve të ardhshëm, ka thënë Mahdi Hashemi, kryetar i Komisionit Parlamentar për Zhvillim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri i Transportit, Abbas Akhoondi, u ka thënë gazetarëve sot se Teherani do të diskutojë detajet me Airbusin javën e ardhshme dhe se është po ashtu i interesuar të negociojë me prodhuesin amerikan të aeroplanëve, Boeing.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?