Ish-bashkëshortja e Donald Trump, Ivana Trump vdiq pasi u rrëzua nga shkallët

Ivana Trump, ish-bashkëshortja e parë e ish-presidentit Donald Trump vdiq nga plagët e marra pas rrëzimit nga shkallët. Ky është rezultati i autopsisë që ka dalë, e kryer pas vdekjes së Ivana Trump. Lëndimet e marra nga rënia nga shkallët kanë shkaktuar vdekjen. Kështu bëjnë të ditur mediat amerikane, duke cituar burime nga stafi mjekësor që kanë kryer analizat e urdhëruara nga prokurori.

Ivana Maria Zelnickova, një ish modele e lindur në ish- Çekosllovaki, 73 vjet më parë, vdiq më 14 korrik. Trupi i tij i pajetë u gjet i shtrirë në shkallët e banesës ku jetonte në Manhattan në Rrugën 64, përballë Central Park.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?