Ish-ministrja sulmon Macron: E dije për tsunamin e koronavirusit dhe e nënvlerësove
“Epidemia është një realitet, të gjithë në shtëpi, jemi në luftë”. Presidenti Emmanuel Macron priti datën 16 mars për të shpallur emergjencën shëndetësore në Francë, për shkak të përhapjes së koronavirusit. Një ditë më parë u mbajtën zgjedhjet lokale në Paris dhe ditën pasardhëse u shpall “Lufta”.
Këto vendimmarrje të presidentit francez kanë sjellë kritika të shumta. Ka shumë njerëz që mendojnë se Macron ka humbur shumë kohë për të marrë masat e duhura për të parandaluar pasojat që po shkakton virusi Covid-19.
Një prej këtyre zërave është dhe ai i Agnes Buzyn, ish ministre e Shëndetësisë, e cila më 16 shkurt la vendin e saj në qeveri për të zëvendësuar kandidatin e mbështetur nga Macron në Paris, Benjamin Griveaux, i cili ishte goditur nga një skandal seksual dhe u detyrua të tërhiqej nga gara.
“Më tërhoqi menjëherë vëmendjen ajo që po ndodhte në Kinë. Më 20 dhjetor një blog anglofon jepte të dhëna me detaje për sëmundje pulmonare të çuditshme. Lajmërova menjëherë drejtorin e përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë. Në 11 janar i dërgova një mesazh presidentit Macron për t’i shpjeguar situatën. Në 30 janar vura në dijeni dhe kryeministrin Edouard Philipe; zgjedhjet nuk mund të mbaheshin”, rrëfen për Le Monde, ish ministrja.
Në intervistën e saj, Buzyn, me lot në sy, shprehet se Macron mund t’i shpallte më shpejt luftë këtij virusi të padukshëm, por shumë të fuqishëm. Ajo tregon se do t’i rikthehet punës në spital pasi në këto momente të vështira ndihma e kujtdo është e rëndësishme. Ish ministrja e Shëndetësisë e mbyll intervistën e saj me frazën e frikshme se “tashmë tsunami është në sytë e francezëve”.
Lexoni edhe
Arrin në 59 numri i të prekurve nga koronavirusi. 4 raste të reja sot
2 viktima nga COVID-19, humb jetën 66-vjeçari nga Lushnja
Situatë e rëndë në Itali, 475 viktima në 24 orët e fundit nga koronavirusi
Koronavirusi prek 157 shtete, 203 mijë të infektuar dhe 8 205 viktima
The Guardian: Si përhapet koronavirusi në mes të grup moshave
Kim Mehmeti: Mëmëdheun tim e rrezikon virusi i quajtur ‘Rilindja’ e Piktorit!
KOHA JONË SONDAZH

