Ish-shefi i sigurisë së Facebook: Mark Zuckerberg ka nevojë të japë dorëheqjen si CEO

Alex Stamos, ish shefi i sigurimit të Facebook, sugjeroi të martën se Mark Zuckerberg duhet të punësojë dikë që ta zëvendësojë atë si CEO të kompanisë.

“Presidenti i Microsoft, Brad Smith do të bënte një kandidat të mirë për të zëvendësuar Zuckerberg. Masa do të lejojë Zuckerberg të përqendrohet në atë që atij i pëlqen më shumë dhe të sinjalizojë një ndryshim të kulturës në kompani” tha Stamos.

“Ka një argument të ligjshëm se ai ka shumë pushtet,” tha Stamos. “Ai duhet të heqë dorë nga një pjesë e asaj fuqie. Dhe nëse unë do të isha ai, do të punësoja një CEO të ri për kompaninë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Facebook dhe Zuckerberg kanë qenë nën vëzhgim për tre vitet e fundit, duke filluar me rolin e kompanisë në përhapjen e keqinformimit dhe propagandës ruse gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 në SHBA. Kompania më pas u përfshi në një sërë aksidentesh të sigurisë vitin e kaluar, duke përfshirë skandalin e Cambridge Analytica.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?