FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Itali, zbulohet gropa më e madhe e paligjshme e mbetjeve në Europë

Policia italiane ka zbuluar atë që besohet të jetë një prej grumbullimeve të paligjshëm të plehrave më të mëdha në Europë.

Gjatë gërmimeve në një sipërfaqe toke të barabartë me tre fusha futbolli, në veri të Napolit, autoritetet zbuluan gjithçka: nga mbetjet kimike e ato plastike, e deri te materialet interte të ndërtimit.

Serxho Kosta, zëdhënësi i policisë lokale, tha se gjithçka u zbulua pasi mbetjet e groposura po dilnin në sipërfaqe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, ato ishin mbetje të rrezikshme pasi përbënin rrezik edhe për zjarre në zonë, përveç se dëmtonin në mënyrë konstante ambientin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zbulimi bëhet pothuajse 20 vjet pasi një pjestar i mafias, Karmine Skiavone, pranoi për herë të parë se zona periferike e Napolit përdorej për groposjen e paligjshme të mbetjeve.

Banorët e zonës tani kërkojnë hetim të plotë mbi ngjarjen, si dhe një raportim të detajuar mbi rreziqet për shëndetin e tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?