FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Italia, Japonia dhe Britania bashkojnë forcat për “bishën” fluturuese

Italia, Japonia dhe Britania kanë bashkuar forcat duke hedhur firmat në letër për një projekt që konsiston në projektimin dhe prodhimin e një avioni luftarak të gjeneratës së ardhshme. Kodi i programit të mbrojtjes së të tre vendeve është “Programi Global Combat Air”.

Ministrat e Mbrojtjes të të tre vendeve ranë dakord të enjten që programi “Global Combat Air” të ecër përpara për ndërtimin e avionit luftarak të avancuar, i cili bashkon dizajnin e luftëtarit japonez FX që zëvendësoi avionët F-2 të Forcave Ajrore Japoneze me atë të luftëtarit britanik Tempest.

Avioni i ri do të prodhohet parashikohet të jetë gati për të fluturuar në 2035, teksa të tre vendet dëshirojnë të forcojnë bashkëpunimin e tyre në këtë fushë, për të përballuar kërcënimet në rritje nga Kina, Rusia dhe Koreja e Veriut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?