Italia regjistroi 907 të infektuar dhe 24 vdekje nga Covid-19 në 24 orë

Në 24 orët e fundit, në Itali janë regjistruar 907 raste të reja me koronavirus nga 192,424 teste të kryera, krahasuar me një ditë më parë kur u regjistruan 480 raste nga 74,649 testime. Autoritetet e Shëndetit në vend bënë të ditur se si pasojë e sëmundjes e humbën jetën edhe 24 qytetarë, krahasuar me të hënën kur u regjistruan 31 raste fatale.

Totali i viktimave që nga fillimi i pandemisë në vend shkon në 127.704, kurse Shkalla e pozitivitetit qëndroi në 0.5%. Të shëruarit për sot ishin 1.835.

Sa i përket situatës në spitale, në njësinë e kujdesit intensiv janë të shtruar 187 pacientë, katër më pak se një ditë më parë, ndërsa në pavijonet e tjera Covid janë 1,271 të shtruar (-66).  Rastet aktive aktualisht janë 42,579.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?