
Italia regjistron sot numrin më të ulët të viktimave por në të dhënat zyrtare për herë të parë nuk është përfshirë rajoni i Lombardisë.
Në 24 orët e fundit Italia pa këtë rajon ka regjistruar 50 viktima e 531 raste pozitive me Covid-19 .
Numri i viktimave ka arritur deri më sot më 32 785 e numri i të infektuarve në 229 858.
Persona të shëruar nga Covid 19 në Itali janë 140 479.
Pacientë aktivë me koronavirus janë 56 594.
Në strukturat spitalore situata është përmirësëuar ndjeshëm,
Dita e sotme shënon 8613 pacinetë Covid në regjim spitalor e 553 në terapi intesive.
Në kushte izolimi shtëpiak po kurohen 47 594 pacientë.
Numri i tamponëve të kryer deri më sot është 3 447 012 ndaj 2 198 632 personave.
