
Italia shtyn deri më 21 qershor urdhrin e ndalimit të hyrjes në territorin italian të personave që vijnë nga India, Bangladesh e Sri Lanka ose që kanë tranzituar në këtë territor gjatë 14 ditëve të fundit.
Urdhëresa u firmos sot nga Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza.
