Izraelit i teprojnë vaksinat, gati të ofrojë një pjesë të tyre

Izraeli ka tashmë aq doza të vaksinës Covid-19 sa mund të mbulojë edhe vaksinimin për vitin e ardhshëm dhe për këtë arsye, në marrëveshje me “AstraZeneca”-n, po përpiqet ti dërgojë në shtete të tjera, nëse është e mundur.

Këtë e ka bërë të ditur Komisioneri për luftën në Covid në qeverinë izraelite, Nachman Ash, i cili duke shpjeguar se pas marrëveshjes së re me “Pfizer”, Izraeli tashmë është i mbuluar me vaksina edhe për vitin e ardhshëm.

“Ne jemi duke u përpjekur për të gjetur një zgjidhje. Në fund të fundit, ne nuk duam që vaksinat të mbërrijnë këtu dhe pastaj të hidhen plehra”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ash theksoi se 16 milionë dozat e vaksinës  do të mbulojnë nevojën gjatë gjithë vitit 2022.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?