Jep dorëheqjen këshilltari më i ngushtë i Boris Johnson
Këshilltari kryesor i kryeministrit të Britanisë së Madhe, Dominic Cummings është larguar këtë të premte nga detyra. Mediat britanike raportojnë se Dominic Cummings është parë duke u larguar me disa kuti në dorë nga zyrat e qeverisë. Nuk ka një koment nga zyra e kryeministrit Johnson për largimin e mëhershëm të Cummings. Edhe më herët Cummings u përball me thirrjet e qindra qytetarëve për dorëheqje pasi nuk zbatoi masat antiCovid të vendosura qeveria në pikun e pandemisë.
KOHA JONË SONDAZH

