Jep dorëheqjen kryeministri i Malit të Zi

Kryeminstri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, ka dhënë dorëheqje disa orë pasi ka sugjeruar se Rusia ishte e përfshirë në puçin e pretenduar në ditën e zgjedhjeve, duke akuzuar opozitën për bashkëpunim me Kremlinin.

Ai ka sugjeruar se Rusia ishte e përfshirë në një përpjekje të dyshuar për puç në ditën e zgjedhjeve parlamentare dhe ka akuzuar opozitën për bashkëpunim me Kremlinin.

Kryeministri Millo Gjukanoviç tha të martën, 25 tetor,  se ishte një “lidhje e fuqishme e një faktori të jashtëm” me votimet e 16 tetorit, që u shënua me arrestimin e 20 personave të dyshuar për planifikim të sulmeve të armatosura ndaj Gjukanoviçit dhe mbështetësve të tij, pasi shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve parlamentare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zyra e prokurorit të Malit të Zi ka pretenduar se grupi i arrestuar ka planifikuar të sulmojë qytetarët përballë Parlamentit pasi të jenë shpallur rezultatet e zgjedhjeve, dhe pastaj të hyjë në ndërtesë dhe ta arrestojë Gjukanoviçin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?