Jo vetëm krizë ekonomike: Bizneset që lulëzuan gjatë krizës së pandemisë

Kriza ekonomike nga coronavirus ka shkaktuar humbje për shumë kompani ndërsa edhe ekonomia botërore ndali frymën për pak çaste.

Por kjo kohë ka rezultuar e suksesshme dhe fitimprurëse për disa aktivitete.

Filiali francez farmaceutik Phacil është një prej tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ilaçet porositen në internet, pastaj paketohen nga një farmacist vendas dhe u dërgohen klientëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Është një mënyrë shpëtimi për ata që nuk mund të shkonin tek një shpërndarës. Kjo metodë ka qënë e rëndësishme për shumë klientë.

“Në vetëm dy muaj, numri i klientëve në platform u rrit 6-7 herë më shumë vetëm sepse kriza shëndetësore i detyroi njerëzit të qëndronin në shtëpi” shprehet Agathe Plantier, themeluese e Phacil.

COVID-19 ka detyruar shumë prej nesh të jemi të kujdesshëm lidhur me sigurinë personale.

Ekranet e kontrollit shpesh përdoren për të parandaluar infektimin e klientëve dhe stafit.

Një prodhues i mallrave plastikë, i ndodhur afër Parisit, thotë se është e vështirë të plotësohen të gjitha kërkesat.

“Bizneset që porosisin produkte të tilla janë farmacistë, bukëpjekës, okulistë, dentisë, mjekë. Të gjithë ata që kanë nevojë për mbrojtje” thotë Marc Delmato pronar i TECFORM në Francë.

Fabrika ka tashmë dy herë më shumë punë dhe ka kërkuar ndihmë shtesë për të përballuar fluksin e porosive

“Përpara krizës, kjo kompani prodhonte  mbrojtëse xhami. Tani po prodhon katërqind përfshirë këta monitorë mbrojtës dhe mburoja për fytyrën. Me gjithë rikthimin e linjës së saj të produkteve, fitimet janë në rritje” raporton korrespondeti i Euronews Oliver Whitfield-Miocic.

Kompanitë me hapësirë të kufizuar pune duhet të mbylleshin gjatë pandemisë për mungesën e distancimit të duhur shoqëror.

Por shpresohet se puna do të rinis sërish dhe ekonomia do të rimëkëmbet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?