FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Joe Biden: Do t’i dërgojmë “mesazh” Putinit për sulmet kibernetike

Nënpresidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se Shtetet e Bashkuara do t’i “dërgojnë një mesazh” hakerëve rusë, të cilët po i akuzojnë se po tentojnë të ndikojnë në zgjedhjet presidenciale të 8 nëntorit në SHBA.

Në një intervistë dhënë për NBC Neës më 14 tetor, Biden është pyetur pse SHBA nuk i është kundërpërgjigjur Rusisë për ndërhyrje në zgjedhje përmes hakimit në emaila të zyrtarëve të Partisë Demokratike dhe nëpërmjet shkelje të tjera.

“Ne po dërgojmë një mesazh” dhe presidenti rus Vladimir Putin do ta marrë atë, ka thënë Biden.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne kemi kapacitet për një gjë të tillë dhe mesazhi do të dërgohet. Ai do ta kuptojë dhe ne do të zgjedhim kohën për një gjë të tillë, në mënyrë që të ketë ndikim më të madh”, ka shtuar Biden.

Swiss Digital Mobile Reklama

NBC ka raportuar se Shtëpia e Bardhë është duke konsideruar “një veprim të paprecedent kibernetik kundër Rusisë” që ka për qëllim “të turpërojë” lidershipin në Kremlin.

Biden tha se kundërpërgjigja e SHBA-së do të jetë “proporcionale” me sulmet kibernetike ruse që janë kryer muajt e kaluar.-REL

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?