Johnson ultimatum BE-së për Brexit: Ose rinegociojmë ose dalim pa marrëveshje!

Kryeministri britanik Boris Johnson nuk do të fillojë bisedimet me krerët e Bashkimit Evropian mbi Brexit nëse ata nuk bien dakord së pari me kërkesën e tij për të rihapur marrëveshjen e divorcit që ata arritën me paraardhësen e tij, Theresa May, paralajmëroi zyra e tij të hënën. Deri më tani, liderët e BE-së kanë refuzuar.

Paundi ra në nivelin më të ulët të tij në dy vjet me rritjen e frikës se kryeministri i ri do ta drejtojë Britaninë në një Brexit pa marrëveshje shumë të dëmshme ekonomikisht.

Johnson përshpejtoi përgatitjet e qeverisë për të lënë BE pa një marrëveshje pasi zyrtarët e tij të lartë paralajmëruan se vendi nuk do të ketë zgjidhje tjetër, nëse blloku evropian nuk ndryshon qasjen e tij për negociata të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me më pak se 100 ditë të mbetura deri kur Britania do të dalë përfundimisht nga blloku 28-anëtarësh në afatin e 31 tetorit, Johnson po përgatit vendin për ndikimin e mundshëm të një Brexit pa marrëveshje. Më shumë para janë vënë në dispozicion për planifikimin e rasteve, dhe një fushatë masive e informacionit publik do të fillojë në javët e ardhshme për të këshilluar bizneset dhe qytetarët se si të përgatiten.

Swiss Digital Mobile Reklama

Johnson e ka mbushur kabinetin e tij me ministra dhe zyrtarë pro-Brexit që udhëhoqën Fushatën e Largimit të 2016, për të siguruar që çdo pjesë e shtetit të jetë e drejtuar drejt ditës së daljes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?