FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Jordania konfirmon pjesëmarrjen në ndërhyrjen ushtarake në Jemen

Jordania konfirmoi sot pjesëmarrjen në ndërhyrjen ushtarake në Jemen, e nisur nga Arabia Saudite për të mbështetur presidentin Abd Rabbo Mansour Hadi përballë rebelëve huthi, të dyshuar për lidhjet me Iranin shitt dhe ish-presidentin Ali Abdallah Saleh.

Një burim zyrtar jordanez tha se pjesëmarrja e Jordanisë në këtë operacion së bashku me vendet e tjera aleate të Riadit ka të bëjë me mbështetjen e legjitimitetit, qëndrueshmërinë dhe sigurinë e Jemenit.

“Arabia Saudite nisi dje avionë ushtarakë për të bombarduar pozicionet e huthëve, veçanërisht në Sana në një operacion ushtarak që përfshin më shumë se 10 vende”, tha ky burim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jordania shtoi se përfshirja saj në këtë operacion së bashku me Arabinë Saudite ishte konfirmim i marrëdhënieve historike midis dy vendeve si edhe vendet e tjera të Gjirit. Ndërkohë edhe Egjipti konfirmoi pjesëmarrjen e tij në këto sulme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?