Ju u shkarkuat, “Maga2020!” …. Hakeri vjedh twitterin e Trump dhe zbulon fjalëkalimet

Prokurorët holandezë zbuluan se një haker hyri në llogarinë e Donald Trump në Twitter duke hamendësuar fjalëkalimin e tij- “MAGA2020!”

Por “vjedhësi” Victor Gevers nuk do të ndëshkohet pasi ka vepruar “me etikë.”

Gevers shpërndau screenshot-et që ndodheshin në llogarinë e Trumpit në 22 Tetor, gjatë fjalimit final për zgjedhjet Presidenciale. Shtëpia e Bardhë e ka mohuar këtë gjë duke thënë se nuk ka prova për “vjedhjen” e llogarisë se Presidentit Trump.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në lidhje me këtë çështje, Twitter thotë :” Nuk kemi parë arsye të mbështesim këtë pretendim, përfshirë artikullin e botuar sot në Holandë. Ne zbatuam masat e sigurisë së llogarisë për një grup të caktuar të profilit të lartë lidhur me zgjedhjet në SHBA.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Z.Gevers tha se ishte i lumtur me rezultatin.

“Kjo nuk ka të bëjë vetëm me punën time, por me të gjithë vullnetarët që kërkojnë për dobësi në internet”, tha ai.

Sipas policisë holandeze Gevers do të ishte në gjendje të shihte të gjitha të dhënat e Presidentit, përfshirë :

– foto private dhe mesazhe

-postime private

– sa persona ai kishte bllokuar

Llogaria e presidentit e cila ka 89 milion ndjekës, tani është e sigurt.

Twitteri ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjes direkte të BBC, duke përfshirë nëse llogaria kishte siguri shtesë apo regjistra që do të kishin treguar një hyrje të panjohur.

Zoti Gevers pohoi se ai dhe një grup studiuesish të tjerë kishin hyrë në llogarinë e Z.Trump në vitin 2016 duke përdorur një fjalëkalim “ju u shkarkuat.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?