Kamala Harris merr dozën e parë të vaksinës Moderna

Zv/presidentja e zgjedhur e SHBA-së, Kamala Harris mori sot dozën e parë të vaksinës Moderna kundër Covid-19, pasi sfidoi presidentin Donald Trump gjatë fushatës presidenciale në punën e administratës së tij për vaksinimet.

”Në rregull, le ta bëjmë”, tha ajo, ndërsa infermierja Patricia Cummings e Qendrës së Bashkuar Mjekësore nxori gjilpërën. ”Kjo ishte e lehtë. Faleminderit. Mezi e ndjeva”, shtoi ajo. Harris shkoi në një qendër mjekësore në Juglindje të Uashington, DC, shtëpia e shumë komuniteteve pakicë.

Ajo bëri dozën e parë të vaksinës 8 ditë pasi presidenti i zgjedhur Joe Biden mori vaksinën Pfizer në Delaëare më 21 dhjetor. Ekspertët shëndetësorë u kishin thënë atyre që të bënin vaksinat një javë larg njëri-tjetrit, në rast se ndonjë nga udhëheqësit e ardhshëm do të kishte efekte anësore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?