FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kamikazi i Brukselit me kapele në aeroport është gazetar

Identifikohet personi me kapele dhe pardesy, kamikazi i tretë i fotos së aeroportit të Brukselit. Mediat belge raportojnë se ai quhet Faysal Cheffou, një gazetar në profesion të lirë.

Sipas “Le Soir” ai tashmë është identifikuar, por pritet komfirmimi zyrtar nga prokuroria belge.

Cheffou u ndalua të enjten dhe u identifikua falë një dëshmitari kyç, që ishte shoferi taksisë, që të martën e tmerrit i shoqëroi tre kamikazët me makinë deri në aeroportin Zaventem të Brukselit

Swiss Digital Desktop Reklama

Mediat raportojnë se gjithcka u zbulua falë survejimit të kamerave të sigurisë në aeroport dhe ballafaqimit me dëshmitarë të cilësuar kyc, si ishte rasti i taksistit. Sipas të përditshmes “Derniere Heure”, Cheffou është një gazetar i pavarur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai ka denoncuar shumë herë përmes disa videove të postuara në rrjetet sociale keqtrajtimet e emigrantëve muslimanë në një qendër pritjeje për klandestinët.

Ai thuhet se referuar edhe në polici për propagandë radikale islamike në mesin e azilkërkuesve dhe nuk ishte një emër fare i panjohur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?