Kanosi me jetë shokun e ngushtë, sebep bëhet teoria e “Tokës së sheshtë”
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Zelandën e re, ku një person është përballur me drejtësinë pasi ka kanosur mikun e tij të ngushtë, për çështjen e teorisë së “Tokës së Sheshtë”.
Dy miqtë, Jamie Mathew Sutherland dhe Louie Lanz, ishin duke shijuar një vakt të këndshëm darke, kur ky i fundit zbuloi se besonte që Toka është e rrafshët.
Lanz mohoi që Toka është sferike, ndërsa Sunderland nuk pranoi të besonte se planeti ynë është i sheshtë.
Kaq mjaftoi që mes dy miqve të plaste debati, derisa Lanz kërkoi të vendoste një bast me Sutherland.
Pas kësaj, ata vunë një bast me 10,000 dollarë.
Disa javë më pas, Sutherland i kujtoi Lanz që kishin vënë një bast dhe i kërkoi paratë.
Ndonëse ishin miq prej vitesh, Lanz e denocoi Sutherlandin, pasi ky i fundit e kanosi se do ta merrte peng së bashku me babain dhe do t’u merrte jetën të dyve.
Para gjykatës, Lanz u shpreh:
Ai filloi të më kanoste, që unë t’i jepja paratë. Unë besoj se kam fituar dhe se kam të drejtë. Ishte një shaka për mua, sepse jam i sigurtë që Toka është e sheshtë. Mirëpo Jamie e mori seriozisht.”
Gjykata vendosi mbylljen e çështjes dhe dy të rinjtë ranë dakord që nuk do t’i kërkonin para njëri-tjetrit.
Kujtojmë këtu se vitet e fundit, sidomos në perëndim, është vënë re një rritje e lartë e numrit të personave që besojnë se Toka është e sheshtë dhe se NASA po mashtron njerëzimin.
KOHA JONË SONDAZH

