Kaos në Bruksel pas vrasjes së 23-vjeçarit me ngjyrë nga Policia

Protesta të dhunshme kanë shpërthyer në Bruksel, pasi vrasjes së një njeri me ngjyrë nga policia, teksa ky i fundit po filmonte një ndërhyrje të oficerëve me celular. 23-vjeçari i quajtur Ibrahima ndërroi jetë në stacionin e policisë, pasi ishte arrestuar sepse po filmonte një kontroll të policisë.

Pas tragjedisë në kryeqytetin belg nisën trazirat. Një dëshmitar tha se rreth 400 njerëz ishin mbledhur në rrugë, dhe po aq oficerë policie, disa prej të cilëve dukeshin shumë të “nevrikosur”.

Policia me veshje të rënda shihej që marshonte drejt protestuesve dhe lëshonte ujë me presion apo spray djegës. Më herët disa qindra njerëz kishin marshuar drejt stacionit të policisë në veri të Brukselit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?