Karikatura për koronavirusin, polemika mes Kinës dhe Danimarkës

Ka shkaktuar polemika dhe protestë zyrtare të ambasadës kineze në Kopenhagën një karikaturë e botuar nga gazeta daneze Jyllands-Posten. Karikatura paraqet një parodi cinike të flamurit kinez, ku në vend të yjeve që e karakterizojnë, janë vizatuar koronavirusi që po frikëson me përhapjen e saj.

“Karikatura nuk kishte minimumin e solidaritetit dhe ka kaluar cakun e qytetërimit dhe kufirin etik të lirisë së shtypit”, deklaroi ambasadori kinez. Sipas ambasadës artisti Niels Bo Bojesen dhe gazeta duhet t’ i kërkojnë të falur popullit kinez.

Jyllands-Posten nuk është e re me polemikat për karikaturat e saj. Në vitin 2005, gazeta botoi karikatura të profetit Muhamed që shkaktuan protesta në vend dhe kërcënimet e qarqeve më ekstremiste islamike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?