Karteli brutal i drogës nis rekrutimet e femrave ekzekutuese

Jalisco New Generation, një nga kartelët e drogave më të fuqishëm e më brutalë në Meksikë, raportohet se po rekruton vajza të reja për të shtuar radhët e tij më të ulëta. Raportime të kësaj vere sugjeronin se vajza të reja po detyroheshin të hynin në radhët e kartelit për të bashkëpunuar në pengmarrje dhe të trajnohen si vrasëse prej moshës së re, njofton rrjeti Infobae.

Banda e drejtuar nga Nemesio “El Mencho” Oseguera Cervantes, shpeshherë tenton të trembë rivalët e tyre me ekspozime brutale dhune, siç ishte vrasja e kufomave nga ura në veri të Meksikës një muaj më parë. Mes 16 të arrestuarve nga anëtarët e kartelit në gusht, tre ishin vajza të reja mes 18 e 20 vjeç, ndërsa disa femra të tjera janë vrarë në përplekje me autoritetet. Në fillim të muajit policia meksikane ka vrarë anëtaren e kartelit Brisa del Mar në Palma Sola, Veracruz.

Qyteti është përfshirë nga dhuna prej rivalitetit mes dy bandave që luftojnë për territore. Në janar 21-vjeçarja Maria Guadalupe Lopez Esquive u vra nga forcat speciale të policisë pas një bastisjeje në qendrën e skuadrës së saj të vrasësve në Aguililla. Ajo kishte gjithashtu një mori të madhe ndjekësish online teksa pozonte e armatosur dhe gjysmë e zhveshur në Instagram. Kamerat trupore të ushtarëve kishin kapur atë në momentet e fundit të jetës pasi ishte qëlluar për vdekje në fyt.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?