KE, betejë franko-gjermane për pasuesin e Junckerit

Franca dhe Gjermania nuk ranë dakord për kandidaturën që duhet të marrë një nga rolet më kyçe të BE-së, teksa udhëheqësit e bllokut u takuan në Bruksel pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare. Votimet bënë që blloqet kryesore të qendrës të humbisnin shumicën, ndërsa “të gjelbrit” dhe nacionalistët të fitonin terren.

Kancelarja gjermane dëshiron që kandidati i qendrës së djathtë, Manfred Weber të zgjidhet president i Komisionit Europian pas kësaj. Megjithatë, presidenti francez, Emmanuel Macron as nuk e përmendi në emër Weberin si një pretendent për pozicionin me shumë ndikim.

Komentet e tyre u bënë gjatë një takimi informal të së martës në Bruksel, që përbënte një mundësi për udhëheqësit e BE-së për të diskutuar panoramën e re politike dhe kandidatët që duhet të marrin postet më të larta drejtuese. Zgjedhjet lanë Bashkimin Europian më të fragmentarizuar, ndërsa shanset për arritjen e një konsensusi janë gjithnjë e më të vështira.

Swiss Digital Desktop Reklama

Komisioni Europian është trupa që zbaton rregullat e BE-së dhe harton projektligjet e BE-së, ndërsa presidenca e saj mbahet aktualisht nga Jean-Claude Juncker, i cili është në përfundim të mandatit të tij 5-vjeçar. Në vitin 2014, Juncker u zgjodh kreu i Komisionit si kandidat i Partive Popullore Europiane të qendrës së djathtë, pasi EPP/PPE kishte fituar zgjedhjet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këtë herë sfida është më e vështirë për kandidatin Weber, edhe ky gjerman, pasi blloku i tij ra nga 217 eurodeputetë në 180 gjithsej në Parlamentin Europian me 751 vende, edhe pse mbeti sërish grupi më i madh. Nëse nuk zgjidhet Weber, kush meriton të zgjidhet? Disa kandidatë të tjerë që garojnë për këtë post janë kryenegociatori i BE-së për “Brexit”, Michel Barnier, francez, liberalja daneze Margrethe Vestager, si dhe kandidati i qendrës së majtë, Frans Timmermans, holandez. Mes posteve të tjera të BE-së që do të zëvendësohen më vonë gjatë këtij viti janë presidenti i Këshillit Europian, largohet polaku Donald Tusk; presidenti i Bankës Qendrore Europiane, largohet italiani Mario Draghi; si dhe përfaqësuesja e lartë e Politikave të jashtme, italiania Federica Mogherini.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?