Kenia me ligj të ashpër, homoseksualizmin e cilëson krim

Gjykata e Lartë në Kenia nuk ka marrë parasysh kërkesën e një sërë aktivistëve, të cilët kanë kërkuar që të ndryshohet ligji dhe kryerja e marrëdhënieve intime mes personave të së njëjtit seks të mos cilësohet krim.

Tre anëtarët e trupit gjykues refuzuan pretendimet e aktivistëve se ligji i kohës koloniale bie në kundërshtim me kushtetutën e re, me të cilën garantohen të drejtat e barazisë, dinjitetit dhe privatësisë. Kodi Penal i Kenias e kriminalizon kryerjen e nevojave dhe dëshirave fizike që janë në kundërshtim me rregullin e natyrës.

Në Kenia, marrëdhëniet seksuale mes seksit të njëjtë dënohen deri 14 vjet burgim. Komisioni Kombëtar i Kenias për të Drejtat e Homoseksualëve ka bërë thirrje që ligji të largohet nga sistemi i drejtësisë, duke thënë se ai e ka rritur nivelin e homofobisë. BBC shkruan se shumë shtete afrikane kanë në fuqi ligjin për dënim të homoseksualëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?