Këshilltari special i Putinit: “Lufta me SHBA-në, nis në Nëntor”

Sergei Markov, këshilltari special i Vladimir Putin, ka bërë parashikimin trishtues se si marrëdhëniet midis dy superfuqive ushtarake do kërcënojnë për të arritur pikën e krizës. Dy vendet kanë nisur mobilizimin e trupave, luftanije dhe avionë luftarakë në të gjithë globin, tha Markov.

Ai tha më tej se: “Këto janë tensione më serioze mes Moskës dhe Uashingtonit në dekadat e … lufta mund të fillojë edhe para zgjedhjeve të nëntorit në SHBA”.

Markov mendohet të ketë një marrëdhënie komode me figura të larta të Kremlinit. Ai punon si një zëvendës rektor në Universitetin Rus dhe ishte këshilltar politik i Kremlinit gjatë Revolucionit të vitit 2004 dhe 2005.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur lufta civile shpërtheu në Ukrainë në vitin 2012 ai tha se “disa forca ruse mund të përfshihen” për të ndihmuar rebelët në një “shkallë të plotë, e të një lufte kontinentale”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Komentet e tij vijnë pas një stuhi të raporteve të pakonfirmuara të qytetarëve rus. Tensionet mes SHBA-së dhe Rusisë nisën këtë javë pasi u zbulua se Shtëpia e Bardhë është duke planifikuar një sulm kibernetik në përgjigje të Moskës. Ajo erdhi pasi Putin i tha Amerikës se, “në qoftë se ju doni një luftë, ju do ta keni”.

Teksti origjinal http://www.dailystar.co.uk/news/latest-news/554988/war-before-us-election-vladimir-putin-special-advisor

Pershtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?