Këto janë dy shtete të gjunjëzuar nga pandemia Covid
Pandemia vijon ende të gjunjëzojë botën, teksa ka shënuar shifra rekord të të infektuarve dhe të viktimave. Vala e dytë e pandemisë ka ende nën kthetra Indinë, ndërsa shihet qartë mbipopullimi i spitaleve. Sfida më e madhe mbetet furnizimi me oksigjen për ata që po trajtohen në shtëpi.
Në Nju-Delhi vijojnë të mbërrijnë ndihma nga SHBA. 40 shtete janë zotuar t’i dërgojnë Indisë mijëra bombola dhe centrale oksigjeni dhe medikamente kundër Covidit. 3,500 persona nuk i mbijetuan gjatë ditës infeksionit vdekjeprurës, ndërsa 386 mijë të tjerë u infektuan rishtas, një rekord tjetër ditor.
Varianti indian i virusit e ka përkeqësuar valën infektive, dhe tashmë po ai qarkullon edhe në Evropë, përkatësisht në Francë. India ka regjistruar mbi 200 mijë viktima që nga fillimi i pandemisë. Veç Indisë shteti tjetër që është gjunjëzuar nga Covid është edhe Brazili i cili të martën u përball me një bilanc tragjik viktimash.
Rekordin global e mban SHBA-ja me 575 mijë jetë të humbura për shkak të Covidit.
KOHA JONË SONDAZH

