Klitori gjigant, statuja që u ngrit përpara Kullës Eiffel në ditën e 8 marsit
Një e katërta e vajzave nuk e dinë që kanë klitor.
Është shumë serioze në ditët e sotme të mos jesh në gjendje ta njohësh trupin tënd kur edukata seksuale është baza për të qenë në gjendje të flasësh për pëlqimin, sepse nëse nuk ke asgjë mes këmbëve, nëse thua se nuk ke asgjë midis këmbëve nuk ke asgjë për të mbrojtur sepse asgjë nuk ekziston.
Klitori gjigant përpara kullës Eiffel për të simbolizuar “analfabetizmin seksual”
Një klitor gjigant 5 metra është vendosur në sheshin e të drejtave të njeriut në Paris përballë Kullës Eiffel në Trocadero. Demonstrimi nga “Gang du Clito” është bërë për të nxjerrë në pah “analfabetizmin seksual institucional.”
Anatomia e saktë e klitorit në mjekësinë bashkëkohore u zbulua në 1998 nga australiania Helen O’Connell. Në Francë u krye studimi i parë me ultratinguj i klitorit në vitin 2008.
Ai u krye nga Odile Buisson, gjinekologe dhe Pierre Foldès. Pra ne mund ta shohim se ka një vonesë të madhe, ne jemi në vitin 2021 dhe nuk kemi asnjë listë zyrtare të patologjive të klitorit, na u desh të prisnim deri në vitin 2017 për të pasur anatominë e parë të saktë të klitorit në librat shkollorë, shkruan AFP.
KOHA JONË SONDAZH

