Kolumbia po mendon të legalizojë industrinë e kokainës

Senatori kolumbian, Ivan Marulanda, ka dorëzuar në Kongresin e vendit një projektligj që parashikon të legalizojë industrinë e kokainës. Projektligji përpiqet të krijojë kështu një industri të ligjshme që të merret me shpërndarjen e kokainës tek përdoruesit si qetësues për dhimbjet dhe jo për qëllime të tjera. Një tjetër objektiv është që legalizimi të nxjerrë nga errësira qindra mijëra fermerë që merren me kultivimin e gjetheve të kokës.

Në një intervistë për “Vice World News”, senatori shpjegoi me detaje propozimin e tij. ”Shteti do të blejë të gjithë kultivimin e kokës në vend. Janë rreth 200 mijë familje fermerësh që janë të lidhura me rritjen e kokës. Programet për shfarosjen e kokës në vend kushtojnë çdo vit 1 miliardë dollarë, ndërsa blerja e tyre do të na kushtonte 680 milionë dollarë”, tha ai.

Nga ana tjetër, ai shpjegon se shteti do të ishte prodhuesi i kokainës dhe ofruesi ndaj përdoruesve, por edhe kompanive farmaceutike, për qëllime studimi. ”Në Kolumbi konsumi personal i kokainës është i ligjshëm, sepse konsiderohet një e drejtë njerëzore. Përdoruesit bien në kontakt me grupet kriminale. Shpesh është kokainë e cilësisë së dobët, e përzier me substanca të tjera. Ky ligj do ta shkëpuste krimin e organizuar nga kokaina dhe shteti do ta ishte shpërndarësi, përmes një programi të shëndetit publik”, shtoi senatori.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?