Komisioneri i Sigurisë: BE të pregatitet për xhihadistët
Komisioneri i Sigurisë në Bashkimin Europian ka paralajmëruar rikthimin e xhihadistëve në Europë pas dëbimit të Shtetit Islamik nga Mosuli, qytet bastion i militantëve ekstremistë. Julian King thotë se rreziku është tejet i lartë edhe nëse do të përballemi me një numër të vogël të atyre që kthehen në Europë. Të hënën forcat irakiane nisën një ofensive ushtarake në Mosul, qytet ku atualisht ndodhen rreth 5000 luftëtare të Shtetit Islamik.
Bashkimi Europian duhet të përgatitet për rikthimin e xhihadistëve nëse Shteti Islamik dëbohet nga qyteti irakian i Mosulit nga forcat ushtarake vendase.
Kështu është shprehur Komisioneri i Sigurisë në Bashkimin Europian, Julian King.
Gjatë një propnoncimi për mediat gjermane, King tha se nëse një numër i vogël i tyre i drejtohet Europës, kërcënimi që ata paraqesin është vërtetë shumë i madh.
Aktualisht rreth 2500 ushtarë të cilësuar si luftëtarë të huaj ndodhen në zonat e luftës në mbështetje të Shtetit Islamik.
Megjithëse Komisioneri i Sigurisë theksoi se nuk do të ketë një eksod në masë drejt vendeve të unionit, ai u shpreh se e shkuara ka treguar se edhe një numër jo i lartë i tyre përbëjnë rrezik serioz.
Të hënën forcat irakiane nisën një ofensive ushtarake në Mosul , qytet ku atualisht ndodhen rreth 5000 luftëtare të Shtetit Islamik.
Ky sulm nuk ka përfshirë vetëm ushtrinë vendase, por edhe luftëtare kurd dhe pjestarë të fiseve arabe në Irak, të cilët kanë edhe mbështetjen e fuqive perëndimore me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndërkohë që në një video të postuar nga agjencia e lajmeve pranë ISIS “Amack” shfaqen pamje ku Shteti Islamik reagon ndaj sulmeve të forcave irakene, të cilat synojnë fillimisht të rrethojnë qytetin e më pas të rimarrin qendrën e tij.
Sakaq, OKB po punon për të krijuar vende strehimi për refugjatët, pasi i trembet një largimi masiv të vendasve.
Ekspertët thonë se në javën e parë të operacionit mund te kene nevojë rreth 200 mijë persona për strehim, ndërsa numri total pritet të shkojë në mbi një milionë.
KOHA JONË SONDAZH

