Konferenca për Islamin – Seehofer bën thirrje për luftë kundër fanatikëve
Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer foli me fjalë të zgjedhura për myslimanët në Gjermani. Ai bëri thirrje për luftë të përbashkët kundër dukurive ekstremiste.
Vrasjet mizore të islamistëve në Paris dhe Nica, Drezden dhe Vjenë kanë shkaktuar debate të shumta rreth rolit të fesë islamit. Gjysmë ore para se të fillojë konferenca për fenë islame, kancelarja Angela Merkel përshëndeti konferencën ndërfetare me një video-mesazh prej dy minuta e gjysmë, ku foli për “ekstremizmin islamik” dhe ngjarjet e tmerrshme në Drezden, Francë dhe në Vjenë.
Ministri i Brendshëm Horst Seehofer bëri një deklaratë të ngjashme për gazetarët pak para se të fillonte konferenca. Më vonë ai u fut në konferencë, në kohën kur Merkel po diskutonte në një konferencë tjetër për zhvilimet e fundit në Paris dhe Vjenë. Bëhet fjalë për luftën e përbashkët të intensifikuar kundër terrorizmit.
Shërbim i rëndësishëm për Gjermaninë
Seehofer iu kthye pjesëmarrësve të konferencës dhe vlerësoi rolin e myslimanëve në Gjermani. “Ju jeni duke bërë një shërbim tepër të rëndësishëm për vendin tonë”, thotë ai. “Ne kujdesemi për qytetarët tanë myslimanë. Theksoj: për qytetarët tanë”, shton ai. Ministri nënvizoi rëndësinë e më shumë se 4.5 milionë myslimanëve sa jetojnë në Gjermani.
Konferencat e këtilla kanë kaluar shpesh me tone kritike mes vete. Por tani gjërat janë më konkrete. U bisedua për trajnimin e hoxhallarëve myslimanë në Gjermani dhe ate në gjuhën gjermane.
Para dhjetë vitesh qeveria gjermane e ka mbështetur idenë për mësimin e teologjisë islame në universitetet gjermane. Sot ka departamente ose institute të themeluara në një numër universitetesh.
“Trajnimi i imamëve në Gjermani dhe ate në gjuhën gjermane ishte dhe është shqetësimi kryesor”, thotë Seehofer.
Përgatitja dhe shkollimi i imamëve duhet të zhvillohet edhe në Gjermani. Gjatë këtyre mësimeve duhet të bëhen edhe praktika konkrete në predikimin e fesë. Seehofer nënvizoi rëndësinë e “krijimit të alternativave për ikjen e influencimit nga jashtë”.
‘Importi” i imamëve nga Turqia
Por në praktikë gjërat janë pak më ndryshe. Politika jep koordinatat kryesore, por ato duhet të zbatohen në praktikë. “Ahmadiyya-Muslime” kanë nisur në vitin 2012 projektin e përgatitjes së imamëve në Gjermani, me krijimin e institutit për përgatitjen e tyre në Hesen.
Puna ka filluar prej kohësh. Por Ahmadiyyas janë ende të pafuqishëm për shumë myslimanë. Shoqatat e mëdha të mylimanëve si Ditib, edhe më tej “importojnë” imamë nga Turqia, të cilët janë të përgatitur atje dhe nuk e dinë shpesh as gjuhën gjermane./ DW
KOHA JONË SONDAZH

