Kongresi amerikan miraton paketën stimuluese prej 1,9 trilionë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan, sapo miratoi një paketë masive stimuluese kundër Covid-19 që do t’i japë mbështetje ekonomisë së vendit dhe do të injektojë miliarda dollarë në sistemet shëndetësore globale.
Me vlerë 1.9 trilionë dollarë, akti do t’i japë formë të re ekonomisë, duke ofruar mbështetjen më të madhe kundër varfërisë në 100 vjet. Republikanët thonë në kritikat e tyre se projektligji merret me shumë më tepër tema sesa pandeminë.
Propozimi i mbështetur nga Presidenti Biden është paketa e pestë me ndihma kundër pandemisë. Ky projektligj gëzon mbështetje të gjerë mes amerikanëve, sipas anketave të fundit. Pas shpenzimeve që miratoi Kongresi si resultat i krizës së koronavirusit, nuk ishte e lehtë të gjendej mbështetje për ndihmat ndërkombëtare.
KOHA JONË SONDAZH

